Hoqi dorë nga Zoti për vajzën shqiptare, ç’histori dashurie për priftin italian
Në ‘Vanity Fair Italy’, në rubrikën e veçantë të letrave dhe dërgesave të historive njerëzore, një prej tyre ka bërë shumë përshtypje.
Bëhet fjalë për historinë e Albanës dhe Giuseppes. Albana ishte një emigrante shqiptare, që ju drejtua vendit fqinj për një jetë më të mirë në 1999-ën. Atje u njoh me Giuseppen, asokohe prift.
Ai strehoi nënën dhe të renë, duke i ndihmuar dhe punësuar si asistenten e tij në punët e përditshme.
Me kalimin e kohës, lidhja me Albanën vetëm u fuqizua dhe pas një viti qëndrim në Itali, asaj i vjen lajmërimi për nisjen e proceduarve të dokumenteve.
Giuseppe vendosi ta ndihmojë dhe la pas dore detyrat e tij, ndërkohë nuk u zëvendësua në kishë. Kur mesha e së dielës nuk u mbajt sepse prifti nuk ishte i pranishëm, gazetat lokale, nisën të shkruajnë duke e quajtur ‘prifti në arrati’.
Çfarë ndodhi më tej? Nga shoqëria që kishin ndjerë për njëri-tjetrin, diçka ndryshoi. Albana i kërkoi të ndërtojnë jetën bashkë dhe ai hoqi dorë nga detyra para Zotit për të.
Aq i rëndë dhe i pakonceptueshëm ishte ky vendim për personat që jetonin në qytezë, saqë filluan të gjuanin me gurë ë shtëpinë e Albanës.
Ajo e përjetoi keq këtë situatë dhe u shtrua në spital psikiatrik për pak javë. Të dashuruarit gjithsesi u martuan, por u larguan nga qyteti dhe filluan një jetë të re me njëri-tjetrin.
“Tani pas 20 vitesh martesë, jemi më të lumtur se kurrë”, shkroi Albana në përmbyllje të letrës. / Revista Who