Hoqi dorë nga luksi, ylli i filmave porno nis jetën si predikuese në kishë
Një nga aktoret më të njohura në botë e filmave për të rritur ka filluar një jetë të re si predikuese.
Brittni De La Mora ka nisur predikimet në Kishën e San Diegos (SHBA), 6 vite pasi hoqi dorë nga pornografia.“Fitoja shumë me pornon në një periudhë të caktuar kohe. Bëja 30 mijë dollarë në muaj sepse punoja çdo ditë. Kisha një makinë të re nga Mercedesi dhe kisha çdo çantë Louis Vuitton, këpucë të Christian Louboutin e shumë të tjera si këto”, shprehet Brittni.Edhe pse profesioni po shkonte mirë, ajo nisi drogën dhe aty nisën problemet.“Nuk paguaja dot qiranë pasi shpenzoja për drogë. Në fillim kokainë, më pas u bëra e varur nga heroina”, kujton ish-ylli i pornos.Me lutjet e gjyshes, Brittni vendosi të shkojë në kishë, aty ku filloi një jetë të re, shkruan Top Channel. Pas një viti duke shkuar rregullisht në kishë, ajo ra në dashuri me predikuesin Richard De La Mora, me të cilin sot është e martuar. Tani, 31-vjeçarja predikon edhe vetë.