‘Hollywood-i është pa shtyllë kurrizore’: Jim Carrey reagon ashpër për ngjarjen gjatë Oscars!

Jim Carrey po kritikon Hollywood-in për duartrokitjen e vazhdueshme të Will Smith, kur u njoftua se ai fitoi çmimin si Aktori më i Mirë për “King Richard”.

Fitorja e Oscar-it të Smith ndodhi disa minuta pasi ai goditi Chris Rock, ndërsa komediani po prezantonte kategorinë e filmave dokumentarë.

“Ndjeva neveri. Ndjeva neveri nga ovacionet në këmbë. Hollywood-i është thjesht pa shtyllë kurrizore dhe mendoj se ky është tregues i qartë se ne nuk jemi më ‘the cool club’ “, tha ai për Gayle King nëpërmjet HuffPost.

Carrey tha se Smith “duhet të ishte nxjerrë jashtë direkt pasi goditi komedianin. Këtu, Gayle King e rikujtoi se Chris Rock nuk pranoi të paraqiste një raport policie për incidentin, por Carrey pretendoi se kjo ishte vetëm sepse komediani “nuk donte sherr”.

Më pas, aktori shtoi:

“Ajo fyerje do zgjasë shumë. Nëse do të bërtasësh nga audienca apo të shkruash diçka në Twitter, në rregull. Por askush nuk ka të drejtë të ngjitet në skenë dhe të godasë dikë me shuplakë në fytyrë.”

Carrey përfundoi:

“[Shuplaka] erdhi nga hiçi sepse Will ka diçka që po ndodh brenda tij që është i frustruar. I uroj atij më të mirat. Nuk kam asgjë kundër Will Smith. Ai ka bërë gjëra të mëdha, por ky nuk ishte një moment i mirë. Ai hodhi një hije mbi momentin e ndritshëm të të gjithëve mbrëmë…Ishte një moment egoist.”