Hodhi kokainë në organin e tij gjenital gjatë seksit duke i shkaktuar vdekjen të dashurës së tij, kirurgu dënohet me 9 vite burg! Akuzat nga tri gra të tjera se i drogoi për t’i përdhunuar

Një mjek gjerman është dënuar me 9 vite burg i akuzuar për vrasjen e të dashurës së tij. Kirurgu plastik akuzohet se hodhi kokainë në organin e tij gjenital, përpara se viktim Yvonne M., t’i bënte seks oral.

Kirurgu Andreas David Niederbichler, 46 vjeç, u dënua për akuzën e përdhunimit të 38-vjeçares në vitin 2019 dhe dëmtim të rëndë trupor me pasojë vdekjen.

Gjatë seancës gjyqësore, Niederbichler pohoi se Yvonne e dinte se ai kishte vendosur kokainë në penisin e tij përpara se t’i bënte seks oral.

Gjykata hodhi poshtë pretendimet e mjekut dhe vendosi që Niederbichler t’i paguante 13.280 euro kompanisë së sigurimeve që pagoi për trajtimin mjekësor të Yvonne para se të vdiste.

Niederbichler kishte refuzuar të paguante kompensim për familjen e Yvonne dhe djalin e saj.

Akuzat se abuzoi me femra të tjera

Yvonne me sa duket nuk ishte viktima e vetme e Niederbichler. Ish-mjeku në klinikën Halberstadt drogoi dhe sulmoi seksualisht tre gra të tjera nga shtatori 2015 deri në shkurt 2018.

Sipas hetimeve, ai vendosi fshehurazi kokainë në gotat e tyre të shampanjës, buzëkuq dhe pastën e dhëmbëve.

Burri dhe djali i ve i Yvonne paditën kirurgun pasi ai refuzoi të paguante kompensim financiar dhe gjithashtu refuzoi të mbulonte shpenzimet e funeralit të viktimës.

Niederbichler mohoi se ishte përgjegjës për vdekjen e saj, si edhe akuzat se ka droguar tre gra të tjera.

Ai akuzohet se kishte hedhur kokainë në penisin e tij gjatë seksit oral, vaginal dhe anal me tre gratë midis 2015 dhe 2018.

“Po, kishte drogë. Por unë nuk kam droguar asnjë nga gratë pa dijeninë e tyre. Po kërkoja diçka të veçantë dhe pranuan të merrnin pjesë”, tha ai për Bild.

Niederbichler tha se Yvonne ishte përdoruese “me përvojë” e kokainës dhe e dinte çfarë po bënte.
Në gjyqin e tij, ai tha se kishte bërë gabim që kishte heshtur, një veprim që ai e kishte marrë me këshillën e avokatëve të tij.

“Kjo do të thotë se gjyqtari dëgjoi vetëm rrëfimet e grave për ngjarjet”, u shpreh ai.

Mjeku tha për Bild se donte të provonte se nuk ishte fajtor për shkaktimin e vdekjes së Yvonne.

Gjykata e apelit tashmë e ka pushuar çështjen dhe Niederbichler nuk ka paraqitur asnjë provë të re që do ta detyronte atë të rishqyrtonte çështjen.