Historitë e dashurisë së Tolgahan Sayisman para se të bëhej burri i Almeda Abazit, njihuni me katër femrat VIP që ka pasur lidhje
Ish-missi & aktorja Almeda Abazi dhe aktori i famshëm turk, Tolgahani Sayısman, i njohur nga shikuesit si Çenari kurorëzuan dashurinë e tyre më 13 shkurt në Beverly Hills. Ceremonia private ishte mjaft mbresëlënëse, ku nuk munguan pa dalë në skenë pjesëtarët e tjerë të familjes së dhëndrit, pikërisht motra e tij, Nil Sayisman. Aktori i njohur Tolgahan Sayisman, edhe me parë ishte shprehur universi i tij i bukur janë motra dhe Almeda, bashkëshortja aktuale. “Gjithmonë kam thënë se kurrë nuk do të ndahem prej tij, por natën e kurorëzimit kam kuptuar se tani Almeda do ta ndajë nga unë. Emocionet nuk mund të kontrollohen dhe fotoja ime nga celebrimi e përshkruan më së miri lumturinë time gjatë dasmës. Jam shumë e lumtur për ta, e u uroj ta jetojnë pjesën tjetër të jetës të lumtur së bashku!”, ishte dedikimi i kunatës turke të Almedës. Ndërkaq shqiptarja që i rrëmbeu zemrën pas eksperincave me vajza turke ishte pikërisht 25 vjeçarja Alemda Abazi, me të cilën nisi të shoqërohej në maj të vitit 2015. Ai është shprehur se gjeti shpirtin binjak tek “Miss Shqipëria” që i takon shenjës së Ujorit, me të cilën përfunoi në altar pas dy vitesh lidhje. Por cila ka qenë jeta sentimentale e një ndër aktorëve më të bukur të Turqisë para së të takohej me Almedën? Natyrisht që lidhjet e tij kanë qenë publike, dhe për të cilat kanë shkruar mediat rozë. Tolgahani Sayısman ka dalë gjithmonë hapur me partneret e tij, ndërkohë që më poshtë ju prezantojmë me vajzat VIP të Turqisë, me të cilat ai ka pasur marrëdhënie të konsoliduara, lidhje që dështuan njëra pas tjetrës.
Berrak Tüzünataç, Merve Bolugur & Serenay Sarikaya aktoret me të cilat Tolgahani qëndroi maksimumi 2 vjet
Historia e tij e parë u regjistrua para dhjetë vitesh. Tolgahan Sayisman dhe Berrak Tüzünataç kanë qenë të lidhur nga viti 2007 deri në vitin 2008. Njohja e tyre ndodhi në punë gjatë kohës kur Tolgahan dhe Berrak ishin bashkë në Elveda Rumeli. Aktori 35 vjeçar turk që ka lindur në 17 dhjetor të vitit 1981 në Stamboll i përket shenjës së Shigjetarit, e konsideruar magnet i vërtetë për personat rreth tij. Ndërsa aktorja 32 vjeçare Berrak Tüzünataç vinte nga Yalova e Turqisë, e famshme për “Odunç hayat” dhe Akrep në horoskop. Edhe pse lidhja e tyre u komentua si e bukur ajo zgjati vetëm një vit. Pasi përfundoi kjo histori një vit më pas ai nisi lidhje të re me një tjetër aktore turke, 29 vjeçaren Merve Bolugur. Edhe kjo histori zgjati vetëm një vit, duke qenë se filloi në vitin 2009 dhe përfundoi në 2010. Merve Bolugur nga Stambolli i përkiste shenjës së Virgjëreshës dhe u bë e famshme në Turqi për “Aysegül on Acemi Cadi”. Ajo që e pasoi ishte Serenay Sarikaya, aktorja 25 vjeçare me të cilën Tolgahan nisi të frekuentohej në shtator të vitit 2010, histori që u mbyll në mars të 2012- ës. Serenay, e shenjës së Gaforres, vinte nga Antalya dhe mori famë për “Peri on Limon Agaci”.
Tolgahan dhe historia e tij e parafundit me miss-in Selen Soyder
Lidhja e fundit e Tolgahan Sayisman para se të njihej me shqiptaren Almeda Abazi ishte ajo me modelen Selen Soyder, lidhje që nisi në qershor të vitit 2012 dhe përfundoi në tetor 2014. Selen Soyder është modele 30 vjeçare e shenjës së Bricjapit, e lindur në Izmir. Ajo u bë e famshme si “Miss Turqia 2007”, ndërkohë që si lidhje konsiderohet ndër më të gjatat e aktorin, duke pasur parasysh që përfundoi pas dy vite e gjysmë.