HISTORIA VAZHDON/ Young Zerka: Lidhja ime me Ronela Hajatin një telenovelë që ende s’i kanë dalë titrat

Ka disa ditë që po përflitet për ndarjen mes këngëtares Ronela Hajati e Young Zerkën. Pak kohë më parë, gjatë një interviste Zerka u shpreh se me Ronelën ka përfunduar çdo gjë dhe se e kishte shumë xhan. Por i ftuar ditën e sotme në emisionin “Trokit”, Zerka ka habitur publikun teksa tha se vazhdon të jetë i lidhur me Hajatin. Kur u pyet në lidhje me lajmet e ndarjes, ai u shpreh se e ka mërzitur shumë kjo situatë dhe se sipas tij, është bërë si telenovelë. “Në çfarë episodi jemi, kanë dal titrat ‘The End?’, e pyet moderatori. “Jo mo akoma s’kanë dalë titrat. Ke parë ti të kem nxjerrë unë gjë titra. Historia vazhdon. Ne me Ronelën na lidhin shumë gjëra, ajo është shumë e talentuar”, ka shtuar Zerka. “Ata janë bashkë dhe s’ka ç’ju duhet juve. Jeta vazhdon”, ka thënë Ermali ndërsa nga ana tjetër Young e ka pohuar./Panorama Plus