Historia që u mbaj sekret, njihuni me ekonomisten që bëri baba për herë të parë Renis Gjokën
Këngetari i njohur Renis Gjoka u dha ndjekësve dhe fansave të tij, lajmin e bukur që është bërë baba për herë të parë, sigurisht duke i surprizuar njëkohësisht. Ai dhe partnerja e tij Jona Xhani janë bërë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Aura. Artisti nuk kishte folur kurrë publikisht për pritjen e ëmbël të partneres së tij, deri në momentin kur postoi në Instagram foton e parë të bebes, shoqëruar me mbishkrimin “Dashuria e jetës sime”. Ndjekësit përveç urimeve kanë filluar me pyetjet kurioze se kush është mami i bebit, pra partnerja e këngëtarit të rock-ut që ai nuk e nxjerr askund. Në fakt Renisi ka një lidhje të gjatë me Jonën, por publikisht me të u shfaq në vitin 2016-të. Çifti u fotografuan0 për herë të parë në një darkë familjare, duke e prezantuer tek miqtë si nusen e tij. Pocila është historia me vajzën e panjohur në publik të cilës ai i dedikoi këngën “Dashuria ime ti” me të cilën Renis Gjoka konkurroi në “Kënga Magjike 2014”? Një krijim me vargje të ndjera, të cilën Renisi deklaroi se ia dedikonte një femre speciale në jetën e tij, por që donte ta mbante sekret. E pas gati 5 vitesh zbulohet kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën Renisit. Ajo është një brune simpatike, me profesionin e ekonomistes dhe quhet Jona Xhani. Nuk dihet ku është njohur Renisi me të, por shumë gjasa ka në një na clubet e natës, ku ai jep koncerte live. Edhe pse njihen që para vitit 2010, artisti është përpjekur që ta mbajë sekrete lidhjen e tij. Në fillim të vitit 2016-të ata u fotografuan në një darkë shoqërore dhe me familjen e Renisit, duke zyrtarizuar kështu historinë e tyre të dashurisë. Që nga ajo kohë, Jona, në rrethet e tyre miqësore quhet nusja e tij, pasi shfaqen shumë të dashuruar dhe nuk ndahen asnjëherë nga njëri- tjetri. Historinë e dashurisë së fortë ai e shpreh në vargjet e këngës “Dashuria ime ti”, me muzikë të Aleksandër Gjokës, i cili e nxori nga sirtari si një krijim që e kishet shkruar në vitet ’80-të. Partnerja e Renisit duket se ka qenë pranë realizimit të kësaj kënge, pasi ruan dhe foto me Sandrin, duke u ndier prej vitesh person i familjes Gjoka. Në vargjet e këngës së sipërpërmendur, Renisi i drejtohej Jonës me fjalët: “Ty këtë këngë ta dedikoj, Sot dy fjalë unë do të t’i them Ç’kam në shpirt do të ta tregoj, Dashuria ime ti, Që shpinën s’ktheve asnjëherë, Ti që më gjete nëpër shi, Jetës sime i dhe vlerë. Dorën do të ta mbaj, Dhe në netët më të zeza, Kurrë s’do të ta lëshoj, Më beso!”. Nga fansat e muzikës së tij ky konsiderohet një premtim shumë prekës që një artist mund t’i bëjë partneres së tij të jetës./Panorama Plus