Historia e trishtë e të riut, dikur lypte në rrugët e Elbasanit, sot pikturon në Francë

Kristomateo Peqini është djali nga Elbasani me një histori të vështirë të jetës së tij.

Ai i përket komunitetit egjiptian dhe si pasojë kur ishte i vogël përbuzej nga të gjithë, si në shkollë, ashtu edhe kur dilte në rrugë për të lypyr se duhet të siguronte të ardhurat.

Ndërsa, aktualisht, Kristi ka pasur shumë sukses pasi me shumë pengesa është larguar drejt Francës me familjen, ku sot është shumë i përkushtuar ndaj artit. Ai pikturon dhe tashmë ka dhe shumë ndjekës në rrjetet sociale.

“Unë jetoja rrugëve, kurse mami dhe babi ishin të divorcuar. Edhe mami rrinte sa te kushërinjtë, kurse unë dhe vëllezërit e tjerë rrinin rrugëve për të sakrifikuar për familjen.

Ne bënim një kasolle dhe gjenim vend gjithë andej vetëm për të fjetur. Sjellja ishte si gjithandej. Nuk i kuptoja njerëzit në atë kohë, isha i vogël. Më shanin, më ofendonin, më shtynin.

Në ditë zakonisht mblidhnim ose 10 ose 5 sa për t’u ushqyer. Unë kam qenë 5 vjeç kur kam dal për herë të parë për të lypur. Mami më futi në shkollë dhe ata u treguan pak si të keq. Më lanë një javë në shkollë dhe më thanë që nuk je i aftë. Më shumë ma thoshin mësueset se nuk je i aftë për shkollë, që duhet të dalësh për të lypur. Me mua nuk është se janë marrë shumë, por me fëmijët të tjerë.

Kur vëllai u largua për në Francë me pasionin e tij si tatuazhist, edhe ne me mamin ikëm andej në 2016 për në Francë. Kur ishte këtu punonte me tatuazhet, por nuk i bënte shumë shtrenjtë. Ndërsa unë në Shqipëri nuk pikturoja, kur arrita në Francë pash që publikoheshin video dhe foto në TikTok, edhe vëllai më tha t’i publikoja”, rrëfeu Kristi./abcnews.al