Historia e trishtë e Lear Kurtit që vdiq në duart e policisë, u birësua kur ishte 2 vjeç, sot familja e kërkon në dyert e morgut
Detaje të reja janë mësuar për Lear Kurtin, 32-vjeçari i cili ndërroi jetë në duart e policisë pas shoqërimit në komisariatin e Policisë nr.3 në Tiranë. Shkaku i vdekjes së të riut është ende i paqartë, teksa historia e jetës së Learit është tejet e trishtë.
Në dëshminë që ka dhënë për TCH, babai i Lear Kurtit, Artur Isai ka treguar se nuk është babai biologjik i tij, por adoptues. Arturi ka thënë se e ka marrë të riun kur ishte 2 vjeç nga shtëpia e Fëmijës për ta rritur bashkë me të shoqen ndërsa sot e kërkon nëpër dyert e morgut për t’i parë trupin.