Historia e Teas me Kristin/ Në “Big Brother” i qante hallin për të dashurin, sot janë çift i lumtur
Të gjithë e kujtojnë Tea Zhulin, vajzën simpatike që erdhi nga Italia për të hyrë në “Big Brother”. Në shtëpinë e kamerave ia hodhi i pari grepat menaxheri i marketingut nga Kosova, Vesel Kurtishaj, i cili u shpall dhe fituesi i atij edicioni. Në lojë hyri dhe djali plot humor e batuta nga Korça, Kristi Becka. Ai kishte filluar ta pëlqente Tean që në lojë, dhe herë pas here kamerat i filmonin në bisedat e tyre private, ku Tea ankohej për lidhjen e vështirë me Veselin. Pra Tea e shikonte Kristin shokun e mirë, por që nuk mund ta merrte seriozisht për diçka më shumë. Pas daljes nga loja, Tea provoi të bashkëjetonte me Veselin në Tiranë, për t’u ndarë në mënyrë të zhurmshme. Nuk vonoi shumë dhe kur askush s’e priste, Tea u pa e lumtur dhe e dashuruar në krahët e Kristit, ndërkohë që ai kishte nisur punë në emisionin “Bar skedina” me Ilda Bejlerin. Të dy janë shprehur në media se e duan shumë njëri-tjetrin, ndërsa Kristi ka pohuar se do e bëjë Tean nënë me shumë fëmijë. Dhe duket se dashuria e këtij çifti të bukur shtohet dita-ditës. Kristi ka ndarë me miqtë foto nga argëtimet në mesnatë në club, ndërkohë që nuk rri pa i deklaruar se e do shumë stilisten e ardhshme. /Story.al/