Historia e penelit të syve për burra: ‘Çfarë i ndan burrat nga djemtë’

Gjatë performancës së “Maneskin” në Eurovision, krahas performancës, vëmendjen e mori edhe peneli i këngëtarit të grupit, Damiano David. Lapsi i zi apo peneli tek burrat lidhet gjerësisht me muzikën rock, por historia tregon se ky nuk është domosdoshmërisht rasti. Madje, Marie Claire në një artikull thotë se “ka vetëm një trend që i ndan burrat nga djemtë: peneli i syve ose “guyliner” (një bashkim i ‘guy’ (djalë) dhe ‘eyeliner’ (penel) në anglisht)”.

Sidoqoftë, idetë se “makeup-i” është vetëm për gra dhe lapsin e zi mund ta vënë vetëm burrat që këndojnë muzikë rock duket se gradualisht po veniten, për t’u lënë hapësirë djemve të bëjnë ç’të duan me sytë e tyre. Shumë kompani, madje, po fillojnë shitjen e penelave vetëm për burra. Pavarësisht se çfarë lloji – qoftë ai i pastër dhe klasik apo pak i sfumuar – ka një histori të tërë me burrat dhe penelin e syve.

Seti I, Shekulli i 13-të P.K

Faraon Seti I, si të gjithë burrat e klasës së lartë të lashtë egjiptiane, do të mbante “vija të zeza” për të mbrojtur sytë nga dielli. Ishte praktikë normale të theksoje formën e syrit duke zgjatur bishtat e syve përtej qepallave.

Charlie Chaplin, 1915

Si pjesë personazhit të tij më të famshëm në ekran “The Tramp”, Chaplin do t’i lyente sytë dhe do t’i sfumonte për një efekt “smokey”. Ai besonte se kjo kishte një efekt komik, të ngjashëm me ato të filmave vizatimorë.

Rudolph Valentino, 1920

Aktori italiano-amerikan ishte i njohur si “Great Lover” i viteve 1920, edhe falë penelit të syve. Atëherë, të gjitha zonjat e adhuronin.

David Bowie, 1973

Nuk është sekret që Bowie ishte i çmendur për grim. Në varësi të ditës ose gjendjes së tij, këngëtari do të lyente sytë me një ngjyrë të lehtë kafe ose do të dilte në skenë me një penel shumë të rëndë.

Mick Jagger, 1972

Lyerja e syve të Jagger u bë e famshme në fund të viteve ’60, fillim të viteve ’70, Jagger, por stili “cat-eye” i tij është po aq perfekt edhe në ditët e sotme.

Steven Tyler, 1976

Tek Tyler shohim që aplikimi i lapsit të syve nuk është dhe aq i zakontë (cepat e syve duket se drejtohen për poshtë), por mjafton për t’i theksuar sytë e mëdhenj. Sidoqoftë, vëmendjen e marrin mollëzat e tij perfekte.

Boy George, 1984

Boy George ndryshoi lojën kur bëhet fjalë për “guyliner”. Në vitet ’80, ai u shfaq me një makeup të plotë dhe të guximshëm, edhe për një grua.

Keith Richards, 2004

Keith Richards dhe Johnny Depp janë të ngjashëm në shpirt dhe në mënyrën si aplikojnë penelin. Linja të shpejta që thonë: “S’jam munduar shumë që të dukem kështu”.

Billie Joe Armstrong, 2004

Edhe Billie Joe ka një qasje të shkujdesur të aplikimit të lapsit të syve ose penelit. Ndër të tjera, ai e përdor këtë dhe si një mënyrë për t’u folur vajzave. Në një intervistë ka thënë se i pyet: “A ke ndonjë penel për sytë?”, dhe kur ato i thonë po, ai u kërkon ta lyejnë.

Lule Brandon, 2005

Luke Brandon e di se ka sy magjepsës, prandaj përpiqet t’i theksojë edhe më shumë. Për herë të parë, ai e provoi penelin në një koncert të Cure, kur ishte 13 vjeç.

Pete Wentz, 2006

Pete Wentz u përfshi aq shumë në “guyliner”, sa ekziston dhe një video e tij në YouTube, ku u shpjegon djemve si ta bëjnë.

Jared Leto, 2006

Këngëtari e ka kaluar pjesën më të madhe të viteve ’00 duke shkuar në skenë me makeup-in më të rëndë të syve.

Russell Brand, 2008

Kohët e fundit, Russell Brand duket gjithnjë e më natyral, por përpara disa vitesh aktori shihej shpesh me një vijëzim poshtë syve.

Johnny Depp, 2010

Lapsi në sytë e Johhny Depp duket si ajo “që mbetet” pasi ke fshirë makeup-in dhe megjithatë ngjan çuditërisht mirë. Ndoshta sepse është Johnny Depp?

Pharrell, 2013

Në MetGala-n me temë punk, Pharrell u shfaq me një penel minimalist, por gjithsesi të dukshëm.

Neil Patrick Harris, 2014

Një tjetër pamje nga MetGala. Laps i zi i aplikuar pastër dhe pak.

Burimi: Maire Claire, E! Online, Men’s Make Up

/Anabelmagazine