HISTORIA e njeriut më të pasur në botë! Nga arratia e gruas te divorci i shtrenjtë
Gjykata e Lartë e Londrës ka urdhëruar sheik Mohammed bin Rashid al-Maktoum, udhëheqësi i Dubait dhe kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe, të paguajë një rekord prej 554 milionë paund (650 milionë euro) për të mbyllur betejë ligjore me ish-bashkëshorten e tij, princeshën Haya, gjysmë-motra e mbretit Abdullah të Jordanisë, për kujdestarinë e dy fëmijëve të përbashkët.
Kjo është zgjidhja më e shtrenjtë e divorcit ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo histori ka nisur në vitin 2019, kur Haya u arratis me dy fëmijët e saj nga Dubai në bordin e një avioni privat, i cili më vonë u bë një rast diplomatik që përfshin tre vende, Emiratet e Bashkuara Arabe, Britaninë e Madhe dhe Jordaninë.
Arratisja e Haya-s, ishte në qendër të lajmeve ndërkombëtare në verën e vitit 2019. Me një avion, ajo kishte zbritur në Gjermani, duke marrë me vete, përveç fëmijëve të saj, që në atë kohë ishin 11 dhe 7 vjeç, edhe një valixhe me 39 milionë dollarë.
Pas disa ditësh, princesha u rishfaq në publik në Londër, përkrah një prej avokateve më agresive në Angli, Baroneshë Shackleton, ajo që mbrojti Princin Charles në divorcin me Dianën, për të kërkuar ndërhyrjen e drejtësisë britanike në mbrojtje të fëmijëve të saj.
Sheiku, i apasionuar me krijimin e vargjeve letrare, ishte kundërpërgjigjur indirekt, duke publikuar disa poezi në profilin e tij në Instagran: “Disa gabime përcaktohen si tradhti dhe ju keni shkelur dhe tradhtuar”, nis poezia e publikuar pas mbërritjes së Haya-s në Gjermani.
Gjykatësi i Gjykatës së Lartë, Philip Moor, argumentoi sot se princesha “nuk kërkon asgjë për veten vetëm siguri. Gjykata i kërkon sheikut të paguajë 251 milionë stërlina gjatë tre muajve të ardhshëm për të mirëmbajtur rezidencat britanike, ku Haya jeton me fëmijët e saj, për jetesën e tyre në të ardhmen e afërt dhe si kompensim për humbjen e bizhuterive dhe kuajve të garës.
Gjatë procedurave gjyqësore në Londër, sheiku kishte publikuar detaje të turpshme për jetën e saj private dhe disa nga sjelljet e tij të fundit. Gjykata theksoi nevojën për të siguruar sigurinë e familjes përballë presionit të ish-bashkëshortit. Haya pranoi se i mori ato para nga llogaria e fëmijëve, sepse ishte e terrorizuar nga shantazhuesit.
(a.b)/dosja.al