Historia e Natalia Grace është kaq e çuditshme dhe e ngjashme me filmin “The Orphan”

Rreshtat që do të lexosh më poshtë nuk kanë të bëjnë me filmin “The Orphan”, megjithëse, historia ka një super ngjashmëri.

Disa vite më parë (në 2010-ën), një çift nga Indiana adoptoi një vajzë në Ukrainë, më pas, e braktisën. Kështu nisi një betejë ligjore dhe prindërit u akuzuan për neglizhencë ndaj fëmijës dhe më pas, u kuptua se gjithçka ishte më e thellë dhe më e mistershme se sa mendohej. Vajza në fjalë quhej Natalia Grace dhe ka një arsye bindëse pse prindërit e braktisën.

Natalia u adoptua kur ishte 6 vjeç (ose të paktën kështu thuhej në dokumente) dhe prindërit e saj, Michael dhe Kristine e bën pjesë të familjes, së bashku me 3 djemtë e tyre. Por shpejt nisën të besonin se Natalie nuk ishte vërtet 6 vjeç. Kur e ëma e lau, pa se ajo kishte qime pubike dhe ende s’kishte arritur moshën e pubertetit.

Natalia, qartazi, ishte më e gjatë dhe kishte një fizik më të zhvilluar se bashkëmoshatarët, sigurisht, edhe një fjalor më të pasur. Çifti Barnett dëshmuan se vajza kishte menstruacione dhe se e bija e fliste anglishten pa theksin ukrainas (supozohej që ajo kishte qëndruar gjithnjë në Ukrainë).

Çifti e çoi vajzën te mjeku dhe ai i njoftoi se kishin të bënin me një person të rritur. Në vitin 2012, ata fituan të drejtën ligjore për të regjistruar moshën e saktë të Natalie, e cila ishte 22 vjeç.

Situata shpejt u bë më serioze seç pritej dhe prindërit, pas braktisjes, thanë se Natalie kërcënoi me thikë familjen dhe u përpoq që ta helmonte Kristine. Më pas, Michael shtoi se djali i tyre besonte se jetonin me një artiste sociopate. “Ne s’e dimë se kush është ajo. Kush dreqin është ky person?”, shprehet Michael në dokumentarin “ The Curious Case of Natalia Grace”, kushtuar pikërisht kësaj historie.

Pasi mosha e Natalie “u rrit” në mënyrë drastike, çifti mori me qira një apartament rreth 105 km larg shtëpisë dhe e lanë të vetme në shtëpinë aktuale Natalie, sipas dokumenteve të gjyqit. Më pas, ata u zhvendosën në Kanada së bashku me 3 djemtë.

Natalie u birësua sërish nga Anton dhe Cynthia Mans dhe sipas tyre, ajo është një adoleshente e dashur dhe e sjellshme dhe aspak një sociopate e rritur që sillet si fëmijë.

Nga ana tjetër, Natalie pretendon se e gjitha është një mashtrim dhe se ajo s’ka pasur kurrë një sjellje të tillë dhe për këtë, mund të dëshmojë familja e saj e re. Natalie ngriti edhe një akuzë për abuzim ndaj Kristine, por çështja u pezullua.

Në dokumentar përfshihen edhe intervista të ndryshme me fqinjët e Michael dhe Kristine. Njëri prej tyre, Toby Miles, përshkruan se një ditë Natalie e kërcënoi çiftin Barnett me thikë dhe se po, kishte tentuar t’i helmonte prindërit adoptues. Si rrjedhojë, ata fshenë gjithë thikat dhe e detyruan Natalie të qëndronte në garazh.

Një tjetër fqinj e pohoi të njëjtën ngjarje, ndërsa dikush tjetër tha se kur e braktisën dhe e lanë të vetme Natalie, ishte një moment shumë i vështirë dhe i dhimbshëm. “Ishte e vështirë për ne ta kuptonim se si ata thjesht e lanë në apartament vetëm. Por, gjithashtu mendoj se nëse do të kisha dikë në shtëpi që më kërcëntonte mua dhe fëmijët e mi, çfarë do të bëja, si do të veproja?”.

Është ende e paqartë se cila është mosha e saktë e Natalie dhe sipas analistes ligjore, Beth Karas, i mbetet në dorë Natalie që ta saktësojë.

Anabelmagazine