Historia e ministrit të njohur, si ra në dashuri me refugjaten iraniane 30 vite me të re
Në vitin 2003 ministri norvegjez i peshkimit sot 58 vjeç deklaronte se: “Racat, fetë dhe kulturat e ndryshme nuk duhet të përzihen”, duke kërkuar jo pak herë largimin e të huajve nga shteti i tij. Por më pas, ai takoi atë, ish-Miss Iranin, 28-vjeçaren Bahareh Letnes, një refugjate në vendin e tij, të cilin deri në ato momente Per Sandberg kërkonte ta mbronte me çdo kusht nga të huajt. Pavarësisht distancës, lidhja që Letnes mbante me vendlindjen ishte e fortë, duke marrë pjesë në disa konkurrues bukurie, duke fituar edhe disa trofe si: “Miss Irani në 2013”, “Miss Globe në Iran” në vitin 2014 dhe “Miss Grand International” në Iran në të njëjtin vit. E nga një konkurs në tjetrin, ata takohen dhe mes tyre lindin shkëndijat e para të dashurisë. E pikërisht ai që dikur apelonte se racat, fetë dhe kulturat e ndryshme nuk duhet të përzihen, bie në dashuri me bukuroshen iraniane, e cila sot është e fejuara e tij, shkruan Top Channel.