Historia e dhimbshme e familjes/ Ilda Bejleri: “Askush nuk kërkoi falje!”
Mbrëmjen e së hënës në emisionin “Opinion” u transmetua dokumentari “Fëmijët e Diktaturës” me protagonistë personat që kanë vuajtur internimin dhe burgimin në kohën e komunizmit në Shqipëri. Pas emisionit moderatorja e programeve sportive Ilda Bejleri ka treguar për të gjithë ndjekësit në Instagram, se gjyshi i saj ka vuajtur dënimin në burg vetëm për shkak të një letre, shkruan “Who”. “Fëmijët e Diktaturës. Më e keqja është se asnjë nuk kërkon falje! Askush nuk i kërkoi as gjyshit tim… Pas rënies së bustit pashë për herë të parë gjyshin tim, i cili kaloi shumë vite në burg, vetëm për shkak të një “letre”, që kishte ardhur nga familjarët e tij nga Gjakova!”, ka shkruar Ilda. Më tej ajo ka shtuar se kjo ishte me të vërtetë një mizori e shqiptarëve për shqiptarët. Dhe më pas Ilda ka publikuar edhe një fotografi të gjyshit të saj, duke treguar se vetëm përpara 27 vitesh gjyshi doli nga burgu.