Historia 10 vjeçare e dashurisë së Ansi Agollit nuk është si gjithë të tjerat, kush është e fejuara, Rea, që i ka rrëmbyer zemrën

Në 11 tetor mbrojtësi i Kombëtares shqiptare të futbollit do të festojë 35 vjetorin, ndërsa në dashuri lojtari i famshëm feston 10 vjetorin e historisë së bukur të dashurisë. Mbrojtësi i skuadrës së Karabakut që spikat për shpejtësinë e teknikën në fushë, në historinë e tij të dashurisë me partneren Rea është ai djali romantik dhe i përkushtuar, që bën çdo gjë për ta bërë partneren të ndihet e lumtur. Përveç fotove nga ndeshjet, një pjesë të mirë të galerisë së tij në Instagram e zënë fotot me të fejuarën Rean, të shkrepura gjatë udhëtimeve apo takimeve të tyre të bukura. Fubollisti që pritet si hero në Azerbajxhan, ku jeton prej vitesh e konsideron familje partneren e tij, Rean e bukur nga Tirana, e cila ndjek studimet e larta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga darkat romantike në Baku deri tek pushimet luksoze në Seychelles janë pjesë e stilit të tyre të jetës dhe udhëtimeve që bëjnë nëpër botë si çift shumë i dashuruar. Futbollisti 34 vjeçar nga Tirana e ka deklaruar hapur ndjenjën e madhe për Rean, pasi ai postoi një foto ku pas shpinës së tij shkruhej “I love Rea”. Ata janë shumë të lumtur me njëri-tjetrin, ndërkohë që janë njohur para 10 vitesh dhe kanë shtatë vite të fejuar.

Kush është Rea, vajza nga Tirana që i ka rrëmbyer zemrën Agollit
Vetë futbollisti e ka deklaruar në media se ndihet shumë i plotësuar, me fat, që ka në krah një vajzë si Rea. Ajo është 28 vjeçe, është nga Tirana dhe ka ndjekur studimet me rezultate të shkëlqyera në New York (SHBA), ku jeton bashkë me familjen. Edhe pse ata janë një çift i konsoliduar, Ansi ka pohuar se kanë planifikuar edhe dasmë. Veç të tjerash, Rea është një vajzë shumë e pashme dhe me personalitet të spikatur. Ansi Agolli, po ashtu ka lindur në Tiranë, më 11 tetor të vitit 1982. Karrierën si futbollist e nisi me ekipet zinxhir të KF Tirana. Në moshën 16 vjeçare u përfshi në skuadrën A të klubit me më shumë trofe në Shqipëri. Me Tiranën regjistron pesë tituj “Kampion”, dhe dy kupa të Shqipërisë. Agolli ka luajtur gjithashtu në Zvicër, Finlandë dhe Ukrainë. Prej shtatë vitesh është pjesë e skuadrës Azere Fc Qarabag Agdam, ku në vitin 2014 u shpall kampion.