Histori si në filma, zbulohet më në fund i dashuri miliarder i Morena Tarakut (FOTO)

Komentohet si milionerja e Kosovës e mesa duket, Morena Taraku u zhvendos nga Kosova në Turqi për një arsye shumë të fortë. Këngëtarja dhe modelja la vendin e saj për të dashurin sekret, cili tashmë u zbulua.
Është Sasha Sobhani, miliarder nga Teherani i cili aktualisht po jeton në Turqi, shkruan Prive.al.
Një fotografi e çiftit po qarkullon në rrjete sociale, e publikuar nga vetë ai nën të cilën shkroi: “Ekziston vetëm një lumturi në këtë jetë, të duash dhe të të duan”. Edhe pse llogaria e të dashurit të Morenës është private, ai shihet që ndiqet nga këngëtarja. I dashuri simpatik i Morenës që shihni në foto, Sasha Sobhani është djali i Ahmad Sobhani, babai i të cilit më parë ishte ambasadori iranian në Venezuelë.Në një postim të publikuar kohë më parë e që u hoq nga Instagrami menjëherë, dëshmon se Morena Taraku dhe supermilioneri nga Teherani kanë nisur romancë mes tyre.