‘’Hirushja’’ Camilla Cabello tregon për sfidat me shëndetin mendor: Filmi më ndihmoi të kapërceja një kohë vërtet të vështirë
Camilla Cabello, artistja 24-vjeçare, e cila luajti si protagoniste në filmin ‘’Hirushja’’ të Amazon Prime Video, zbuloi se ajo shkroi këngën hit të filmit “Million to One” gjatë një periudhe të vështirë në jetën e saj.
Duke folur për The Hollywood Reporter, së bashku me Kid Cudi dhe Anderson, ajo tregoi se si puna në filmin përrallor e kishte ndihmuar në përballjen me betejat me shëndetin mendor.
“Unë nuk mendoj se di të shkruaj në ndonjë mënyrë që nuk është personale për mua. Kur po punoja për ‘Million to One’ për Hirushen, për të qenë plotësisht e sinqertë, po kaloja një kohë vërtet të vështirë me shëndetin tim mendor”, u shpreh artistja.
Ajo vazhdoi: “Ishte vetëm një periudhë ankthi dhe trishtimi për mua, dhe ajo këngë më bëri të ndjeja. Unë mund ta kapërcej këtë. E di që mund ta bëj jetën time më të mirë”.
“Ndjehem sikur e kanalizova udhëtimin tim personal në atë të personazhit. Personazhi ishte shumë i sigurt – të gjithë i thonin jo, por ajo e dinte”, tha Camilla Cabello.
Gjatë viteve, ish-anëtarja e grupit Fifth Harmony ka qenë një libër i hapur për sfidat e saj të shëndetit mendor kur në shtator 2020, ajo përkrahu edhe këngëtarin J Balvin që nuk kishte frikë të deklaronte gjithashtu problemet e tij.
Në një ese për 100 njerëzit më me ndikim për TIME në vitin 2020, ylli i popit kujtoi se si e ndau historinë e saj në Instagram një vit më parë, duke shkruar: “Më kujtohet se shpërtheva duke qarë sepse nuk ndihesha më vetëm, e habitur që dikush që po arrinte gjëra të tilla të pabesueshme. Isha ende e prekur dhe mjaft e guximshmshme për ta ndarë këtë me botën.”
Në maj 2020, gjatë muajit të shëndetit mendor, këngëtarja e hitit “Havana” ndau me të gjithë sfidat dhe vështirësitë në betejën e saj private me ankthin.
“Ja për çfarë nuk ka foto nga viti i kaluar: unë duke qarë në makinë duke folur me nënën time për sa ankth dhe sa simptoma të OCD [çrregullimi obsesiv-kompulsiv] po përjetoja,” shkroi ylli i nominuar për Grammy. “Mamaja ime dhe unë në një dhomë hoteli ishim duke lexuar libra për OCD sepse isha i dëshpëruar për të të gjetur një zgjidhje dhe për t’u lehtësuar. Po përjetoja një ankth të vazhdueshëm, të palëkundur dhe të pamëshirshëm që e bënte jetën time të përditshme të vështirë me dhimbje.”
Këngëtarja tha gjithashtu se kërkoi ndihmë profesionale dhe filloi terapinë konjitive të sjelljes, meditimin dhe frymëmarrjen:
“U desh gjithashtu shumë dashuri për veten (duke besuar se jam e denjë për lumturinë, dashurinë dhe gëzimin, pa marrë parasysh asagjë), dhembshuri për veten (jo duke e rrahur veten emocionalisht për të luftuar) dhe vetëdije. Për një kohë të gjatë, ankthi dukej sikur po më rrëmbente humorin, gëzimin, kreativitetin dhe besimin tim. Por tani ankthi dhe unë jemi miq të mirë”, shpjegoi ajo.