“Hirin e mamasë dhe bukë me vete”, ky burrë e tromaksi vajzën në takimin e parë
Pasi u “përputhën” në Tinder, një grua, e cila e ka treguar historinë e saj anonim për Reddit, e ftoi në shtëpinë e saj djalin me të cilin bëri “match”.
Ai erdhi me vonesë në takim dhe i tha gruas se “po ecte disa herë rreth shtëpisë, sepse s’ishte i sigurt a duhej të hynte apo jo”. Gruaja më pas vazhdoi të thoshte se ai fliste vetëm për veten dhe nuk ndalonte së përmenduri dramat e tij familjare.
I ftuari kishte sjellë edhe ushqim, por nuk kishte pranuar ta ndante me askënd. Ajo që ishte i gatshëm të ndante me të tjerët gjithsesi, ishte hiri i nënës së tij të ndjerë, të cilin ai e kishte marrë më vete në një enë.
Gruaja tha për Reddit se ndërsa ata u ulën, ai e nxorri shishen me hirin nga xhepi i tij. Më pas, në mënyrë krejt normale i tha: “Hej, desha të të prezantoja me nënën time!”
Gruaja vazhdon duke thënë: “Nuk dija se çfarë të bëja: Të qeshja, të qaja apo të vrapoja.” Përveç hirit, ai mbante dhe një gjerdan me nënën e ndjerë dhe kishte një tatuazh “gjysmë-mëngë” dedikuar asaj.
Sapo kishte përfunduar hamburgerin, gruaja kishte dhënë një justifikim se “i duhej të mbaronte ca punë”. Megjithatë, pasi ishte larguar, burri i kishte shkruar: “Nëna ime të ka pëlqyer shumë. Mezi pres të të shoh përsëri.”
Ajo iu përgjigj duke i thënë se nuk ndjente të njëjtën lidhje, “me të ose me nënën e tij”. Shumë nga komentuesit qeshën me historinë, të tjerë thanë pak a shumë: “Ose do martohesh me këtë njeri, ose do ndërrosh shtëpinë sepse ai e di se ku jeton”.