“Hiqi rrobat të shoh nëse je e virgjër”/ Zbardhet dëshmia e vajzës së përdhunuar në Kamzë

Top Channel zbardh ekskluzivisht dëshminë e vajzës së mitur dhënë në komisariatin numër 5.

” A. Domin e njoha përmes rrjeteve sociale dhe pasi folëm gati një muaj ai erdhi me makinë dhe më mori në shkollë.

Më kishte thënë emrin e mbiemrin dhe që ishte nga Kukësi. Pasi ndaloi makinën më kërkoi të hiqja rrobat, unë kundërshtova, por ai më tha se donte të shikonte nëse isha e virgjër apo jo”, ka deklaruar vajza e mitur.

I dyshuari i kërkonte shpesh edhe fotografi nudo. Në një moment komunikimin me të dyshuarin e ka zbuluar i ati i të miturës, që ka kërkuar identitetin e të dyshuarit, por vajza nuk ka treguar.

Në këto rrethana babai i të miturës ka kryer hetime dhe ka zbuluar se kush ishte personi dhe më pas ka shkuar ne polici.

©Copyright Gazeta SHQIP