Himara ‘pushtohet’ nga flakët gjatë natës! Zjarri arriti afër rrugës kryesore, pamjet e frikshme

Zjarri ka rënë në Qafën e Vishës, në hyrje të qytetit të Himarës.

Një vatër zjarri është ndezur gjatë natës në Himarë. Zjarri ka rënë në Qafën e Vishës, në hyrje të qytetit të Himarës. Flakët morën përmasa të mëdha, aq sa hynë dhe në rrugën kryesore.

Zjarrfikëset u nisën menjëherë drejt vendngjarjes, por terreni i thyer e bëri më të vështirë shuarjen e flakëve, të favorizuara edhe nga era. Sot futemi në ditën e 27-të që Shqipëria përballet me zjarret. Forca të shumta zjarrëfikëse janë në disa vatra që ende rrezikojnë jetën e qytetarëve.

(a.b)/dosja.al