Hilary Duff dikur mendonte se po të bënte seks do mbetej shtatzënë
Sot është nënë e dy fëmijëve dhe po pret të tretin, por në moshën e adoleshencës, Hilary Duff ka patur një mendim shumë të çuditshëm mbi seksin.
Në episodin e kësaj jave në “Lady Parts”, Hilary tregoi se ka patur shumë keqkuptime lidhur me seksin gjatë viteve të adoleshencës së saj.
“Kam shkuar në shkollë kristiane dhe nuk mendoj se më është shpjeguar siç duhet. Mendoj se shumë gjëra nuk thuheshin. Prandaj nuk kam marrë edukimin e duhur seksual. Mbi seksin mësova nga miqtë e mi dhe pyetjet që i bëja atyre. Mendoja se herën e parë që do kryeja marrëdhënie seksuale do të mbetesha shtatzënë”-tha aktorja.
Hilary sot është e martuar me këngëtarin Matthew Koma. Çifti janë prindër të dy fëmijëve, Banks Violet Bair 2 vjeçe dhe Luca Cruz Comrie, 8 vjeç.