Hidhet shorti i Ligës së Kombeve 2022-2023: Shqipëria njeh kundërshtarët, të gjithë njohje të vjetra

Janë evituar rreziqet e mëdha, por nuk mund t’i shpëtoje të gjithave. Në shortin e hedhur në Nion të Zvicrës, Kombëtarja shqiptare mësoi se do të jetë pjesë e grupit B2 së bashku me Izraelin, Rusinë dhe Islandën. Fushata eliminatore do të nisë në muajin qershor, ku do të luhen 4 ndeshje ndërsa në muajin shtator do të zhvillohen edhe dy ndeshjet e fundit të grupit. Kështu, rivali më i vështirë, të paktën në letër, duket se është Rusia, që vitet e fundit është rikthyer të jetë ambicjoze. Përballja me rusët mungon, që nga koha kur në krye të skuadrës ishte Hans Peter Briegel, me një fitore emblematike në Loro Borici, njohje të vjetra do të jenë edhe Islanda e Izraeli, kundërshtarë më të cilët jemi ndeshur në edicionet e kaluara, në kualifikueset e Europianit e Botërorit apo edhe në Ligën e Kombeve.

Shqipëria ka evituar gjithsesi grupe më të komplikuara duke marrë parasysh se në vazo kishte edhe emra si Serbia, Suedia apo Norvegjia, të cilat kanë pretendime të mëdha. Pas edicionit të parë të suksesshëm në këtë kompeticion, ku Shqipëria u rendit e para në grupin 4, duke kaluar nga Liga C në Ligën B, ekipi ynë gjendej në vazon e katërt të kësaj Lige, së bashku me Malin e Zi, Armeninë dhe Slloveninë, ndërsa shorti i përcaktoi tre skuadra me të cilat është përballur edhe më parë.

Fushata eliminatore fillon në muajin qershor dhe do të përmbyllet në muajin shtator 2022 për shkak të ndeshjeve finale të Kampionatit Botëror “Katar 2022” që do të luhen në nëntor.

Ndeshja e parë: 2-4 qershor 2022
Ndeshja e dytë: 5-8 qershor 2022
Ndeshja e tretë: 9-11 qershor 2022
Ndeshja e katërt: 12-14 qershor 2022
Ndeshja e pestë: 22-24 shtator 2022
Ndeshja e gjashtë: 25-27 shtator 2022

Shorti i Ligës së Kombeve ka qenë ndërkohë i pafat për Italinë e Roberto Mancinit. Vazot e Nyonit, në fakt, i kanë rezervuar kampionëve të Europës, kokë grupi, dy të mëdhenj të futbollit botëror si Gjermania dhe Anglia (kjo e fundit e mundur në finalen e Euro 2020), përveç Hungarisë, Hirushja e grupit 3. Nisja në qershor 2022 .

Të parat e klasifikuara do të kualifikohen në Final Four të planifikuar për në qershor 2023, ndërsa ata që janë në fund do të bien në Ligën B. Ndeshjet e grupeve do të luhen midis qershorit dhe shtatorit 2022 dhe katër nga gjashtë ditët e ndeshjeve do të luhen në qershor për shkak të orarit dimëror të Botërorit të Katarit 2022.

DATAT

Raundi 1 e 2: 2–8 qershor 2022
Raundi 3 e 4: 8–14 qershor 2022
Raundi 5 e 6: 22–27 shtator 2022
Shorti i Finaleve: për tu konfirmuar
Gjysëmfinalet: 14 e 15 qershor 2023
Finale e finale vendi i tretë: 18 qershor 2023
Playoff: 21–23 e 24–26 mars 2024

SHORTI I LIGËS SË KOMBEVE

LIGA A

Grupi A1
Francë
Danimarkë
Kroaci
Austri

Grupi A2
Spanjë
Portugali
Zvicër
Republikë Çeke

Grupi A3
Itali
Gjermani
Angli
Hungari

Grupi A4
Belgjikë
Holandë
Poloni
Uells

LIGA B

GRUPI B1
Ukrainë
Skoci
Irlandë
Armeni

GRUPI B2
Islandë
Rusi
Izrael
Shqipëria

GRUPI B3
Bosnjë Hercegovinë
Finlandë
Rumani
Mali i Zi

GRUPI B4
Suedi
Norvegji
Serbi
Slloveni

LIGA C

Grupi C1
Turqi
Luksemburg
Lituani
Ishujt Faroe

Grupi C2
Irlandë e Veriut
Greqi
Kosovë
Qipro/Estoni (fituesi)

Grupi C3
Sllovaki
Bjellorusi
Azerbajxhan
Kazakistan/Moldavi (fituesi)

Grupi C4
Bullgari
Maqedoni e Veriut
Gjeorgji
Gjibraltari

LIGA D

Grupi D1
Lihtenshtejn
Kazakistan/Moldavi (humbësi)
Andorra
Letoni

GRUPI D2
Malta
Qipro/Estoni (humbësi)
San Marino