“Hetim i korruptuar që në gjenezë”, gazetarja për dhunimin e 22-vjeçares keniane: Grupi hetimor po mbledh prova 6 muaj pas ngjarjes. Tentuan ta fshihnin, por…
Në emisionin “Open” në Neës24 po diskutohet në lidhje me 22-vjeçaren keniane Joy Aoko, e cila erdhi në Shqipëri për të punuar dhe u dhunua barbarisht e ndërroi jetë vetëm pak ditë më parë në një spital në Kenia, pas muajsh në koma.
E ftuar në studio, gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje nga hetimi që nuk përputhen, ose që tregojnë minimumi neglizhencë nga ana e autoriteteve policore dhe prokuroria.
Ajo ka zbuluar se provat vijojnë ende të mblidhen pas gjashtë muajsh nga ngjarja, kjo pasi kqyrja e vendit të ngjarjes nuk është bërë me seriozitetin e duhur.
Lala ka përmendur gjithashtu një sërë provash të cilat mund të hedhin dritë mbi atë që ndodhi me të renë, si dhe ka ndritur pyetje që mund të jenë çelësi për t’iu përgjigjur pyetjes së përse autoritetet shqiptare fillimisht deshën të fshihnin ngjarjen.
“Hetim i korruptuar që në gjenezë. Media mori dijeni 3 muaj pasi ngjarja ndodhi.
Policia shkeli të gjitha procedurat. vajza kishte pasur një lidhje intime. ishte sjellë nga Kenia për të punuar në një kazino, pastaj për shkak të lidhjes intime me një nga shoferët, është transferuar në një kazino tjetër.
Ky djalë që kishte pasur konflikte me vajzën, u përdor nga oficerët e policisë gjyqësore për të bërë përkthimin në komentin që ndodhi ngjarja.