Hero dhe në jetën reale/ Leonardo Di Caprio tregon se si u hodh në një liqenin e ngrirë për të shpëtuar dy qentë e tij

Leonardo Di Caprio ka rrëfyer një histori se si ka shpëtuar dy qentë e tij “Husky” pasi ata kishin rënë në një liqën të ngrirë gjatë xhirimeve të filmit “Don’t Look Up”.Aktori i njohur ka folur rreth ngjarjes, gjatë një episodi të “Around The Table” për “Entertaiment Weekly”. Xhirimet e filmit “Don’t Look Up” u zhvilluan në Boston, ku Di Caprio kishte dhe qentë e tij të shpëtimit pranë vetes.

“Ata të dy ranë në një liqen të ngrirë. Nuk e kuptova se çfarë bënin në një liqen të ngrirë.”– tha aktori.

Ylli i filmit “Titanic”, vazhdoi duke treguar: “Një nga qentë ra brenda, ai u hodh në liqenin e ngrirë për të shpëtuar qenin dhe sapo e shtyu njërin qen nga pellgu, tjetri u hodh brenda. Tjetri filloi të lëpijë atë që po mbytej dhe pastaj të gjithë ishim në liqenin e ngrirë së bashku”.

Për të përfunduar historinë, Lawrence u sigurua të thoshte: “Dhe jam i sigurt që të gjithë po pyesni veten, edhe unë, po ai u zhvesh menjëherë në makinë.”

Pjesa tjetër e grupit bëri shaka për qentë e Leos, me regjisorin Adam McKay që i quajti ata “tornado” dhe Jonah Hill duke thënë: “Ata lulëzojnë në kaos”.