Hermes Nikajn e mbajnë me Euro, kush e llaston Zogun e Tiranës?
Hermes Nikaj i njohur si Zogu i Tiranës, e ka bërë zakon të postojë në rrjetet sociale foto me tufa Euro apo dhurata të shtrenjta. Gazetari i emisionit të mëngjesit në “Ora News”, pas disa fotove në fund te vitit të kaluar që bëri në Torino, sërish ka postuar foto me Euro, që tregon se dikush e llaston dhe e mban mirë. Se për kë bëhet fjalë, pritet ta thotë vetë Hermes, i cili ka një rubrikë ku i bën personazhet publike të hapin çantat e të tregojnë sendet e tyre personale në ekran.
