Hermes Nikaj rrëfen jetën pas humbjes së të atit: Dua të martohem dhe të sjell në jetë një vajzë!

Nga Klotilda Harka

E quan veten “zog” të lirë, e tashmë po jeton jashtë kuadratit të ekranit, ku ishte mësuar të shfaqej mëngjeseve. Hermes Nikaj i njohur si Zogu i Tiranës, gazetari dhe reporteri i “Vox pop”-eve për disa emisione të rëndësishme televizive, rrëfen në këtë intervistë për revistën “Story”, humbjen e babait që i tronditi jetën, dëshirën për të qenë pjesë e “Big Brother”, dashurinë dhe planet për t’u bërë baba…

Hermes tashmë nuk je në formatet e mëngjesit. Si është jeta jote pa dalë në ekran?

E qetë, po jo jeta ime. Unë jam mësuar më alegri dhe me zhurmë të bukur.

Së fundi ke përjetuar dhe një humbje të madhe, ata të babait. Si do e përshkruaje figurën e babait në jetën tënde, dhe a kishte ai ndonjë peng për ty?

Humbja e njeriut të zemrës me tronditi jetën. Vdekja e babit ishte humbja e dytë që kam pasur në shtëpi. E para ishte gjyshja ime artistja e ndjerë, Pavlina Nikaj dhe mbaj mend që jam ndjerë shumë keq, ndihesha i humbur. Vdekja e babit ishte një goditje e rëndë. Kushdo që e ka përjetuar, më kupton.

Ke marrë ndonjë ofertë interesante këto kohë, dhe do pranoje të bëheshe pjesë “Big Brother”?

Kam pasur, sepse unë jam gjithmonë në qendër të vëmendjes por kam vendosur t’i studioj me kujdes! Plus që me humbjen e babit më ka rënë dhe dëshira për të qenë në ekrane. Po të më propozonin për “Big Brother”, përgjigjja ime është “Po”.

Supozojmë nëse hyn në “Big Brother”. Më cilët VIP-a do të dëshiroje të ndaje shtëpinë, pra të bashkëjetoje në prani të kamerave?

Me Robert Berishën dhe Iva Alikon (seksbomba shqiptare).

Tashmë që ke provuar edhe izolimin, çfarë mësove të vlerësosh tek të qenit i lirë?

Lirinë për të qenë vetja.

Ndërkohë në dy ekrane po transmetohen spektakle kërcimi. E ke dëshiruar pjesëmarrjen në një garë të tillë?

Unë balerin jam dhe delli i kërcimit më vlon në shpirt dhe duke qenë se në shtrat lëviz si balerin, mund të kisha qenë një sukses i vërtetë në këto spektakle.

Je shprehur dikur që seksi është si kërcimi. Duke i parë si kërcejnë, cilët nga VIP-at mendon se janë vërtet të mirë në shtrat?

Sapo e thashë prapë, pak më sipër. Irini Qirjako dhe Megi Pojani nga lëvizjet duken sensuale në shtrat.

A je i dashuruar, dhe e kujton herën e fundit që t’u thye zemra?

Jam i dashuruar, i jam rikthyer një dashurie të vjetër me ndjenja të forta dhe sublime. Jam shumë i lumtur krah partneres time.

Propozimi me i çmendur që të kanë bërë dhe nga kush?

Kam pas shumë propozime, shumë të çmendura le të themi, por që jam i dashuruar dhe i lumtur krah partneres time.

Shumë djem apo vajza e kanë ëndërr të bëhen prindër. Ti ke plan të jesh i martuar dhe baba një ditë?

Normal që po, e dua një gocë ishalla do Zoti! Jam tradicional dhe e dua familjen.

Cila mendon se është ana më e errët e jetës se luksit në botën e showbiz-it shqiptar?

Si çdo gjë tjetër e bukur dhe e shtrenjtë ka një faturë nga pas për t’u paguar./www.story.al