Hermes Nikaj: ”Ja kush është vajza me të cilën puthemi në publik, seksi është kryesor në lidhjen tonë”
Prezantuesi i programit “Ditë e re”, Hermes Nikaj, festoi 25-vjetorin këtë muaj, ku mes të ftuarve kishte dhe personazhe VIP, të cilat ai i ka njohur gjatë realizimit të rubrikës “Në çantën e…”, ku ato, gjatë intervistës, hapin çantën, duke treguar sendet e tyre personale në ekran. Ndërkohë që disa foto po qarkullojnë në rrjetet sociale në lidhje me jetën e tij private, ku shihet duke shkëmbyer puthje e prekje intime me një bionde. Për të ardhmen në televizion, femrat me të cilat shoqërohet dhe paratë, ai tregon më shumë për “Panorama Plus”.
Këtë muaj festove 25- vjetorin, çfarë synon më tej në punën tënde në televizion në këto vite maturimi që të presin?
Po, para pak ditësh festova 25-vjetorin në një festë plot zhurmë, por private dhe jashtë kamerave. Jam i lumtur dhe i kënaqur me çfarë kam arritur në televizion. Sigurisht që synoj më të mirën dhe mendoj se ia kam dalë mbanë deri tani.
Në lidhje me jetën private, para pak ditësh nisën të qarkullonin foto duke u puthur me një vajzë. Kush është ajo dhe çfarë keni mes jush?
Është partnerja ime e re, Kristina. Ndihemi mirë bashkë, të tjerat le t’ia lëmë kohës.
Po i befason të gjithë me këto historitë e tua, pasi ndërron shpesh vajzat me të cilat puthesh në publik. Çfarë tipesh janë vajzat që të afrohen apo pëlqejnë të rrinë me ty?
Më pëlqejnë femrat gangstere, pra, të shkathëta. Këto më tërheqin.
Për ty ç’vlerë ka seksi në stilin e jetës që bën, sa i aftë je në shtrat?
Sigurisht që seksi është kryesorja në një marrëdhënie. Në shtrat jam shumë i mirë, lëviz si balerin.
Kemi parë që bën një jetë tejet luksoze, cili është raporti yt me paranë?
Unë kam lindur dhe jam rritur në luks. Luksi është pjesë e imja. Shpenzoj shumë, nuk di ta ruaj paranë. Faleminderit të madhit Zot për gjithçka!