Hermes Nikaj feston 25-vjetorin e lindjes: “Më mbuluan me tufa eurosh dhe…”

Prezantuesi i programit “Ditë e re” në “Ora News”, Hermes Nikaj, festoi 25-vjetorin në një festë plot zhurmë, por shumë private. Ai postoi vetë në Instagram foton me tortën ku shkruhet numri 25, mosha që arriti Zogu i Tiranës. ”Mora shumë dhurata, euro pafund, lule dhe shumë dashuri nga të pranishmit”, tha ai për Story.al. Nikaj është komentuar për jetën e tij luksoze dhe udhëtimet në vende të ndryshme të botës. Ai bëri bujë këtë sezon me rubrikën e tij “Në çantën e…” me femra të ndryshme të jetës publike, ku gjatë intervistës ato hapin çantën duke treguar sendet e tyre personale në ekran./Story.al/