“Hera e parë që nuk me vjen mesazh nga ty”, dedikimi i ndjerë i Flori Mumajesit për nënën pas performancës te Kënga Magjike

Dje u mbyll faza e parë e konkurrimit në “Kënga Magjike 2021” dhe ëmbëlsira e ruajtur për në fund ishte “E para”, kënga e Klajdi Harunit dhe Flori Mumajesit. Ndërkohë që dyshja na emocionoi me performancën e tyre, këtë vit ndryshe nga herët e tjera, ky i fundit nuk arriti të merrte telefonatën dhe mbështetjen e nënës së tij. Mamaja e Flor Mumajesit ndërroi jetë 3 muaj më parë, më 24 Shkurt.

Pas performancës në festival, kantautori 38 vjeçar i ka dedikuar disa fjalë prekëse nënës së tij në InstaStory të cilat i ka shoqëruar edhe me këngën e tij “Dhëmb” që ja ka kushtuar gjithashtu asaj.

“Hera e parë që nuk më vjen mesazh nga ty. Nuk ka ditë që se vuaj mungesën tënde, por edhe pse u mundova të mos dorëzohem, sot gati ndihem i dorëzuar pa ty, se më ka marr malli me t’mbajt erë nqafë, mka marr malli me tputh, me tpa, me tprek, me mshkrujt sapo më ke parë në TV e të më thuash si dola dhe pastaj të marr në telefon e të flas me ty me ta dëgju zërin e me mthon DJALI i mamit,” shkruan Flori në dedikimin e tj të ndjerë për nënën që nuk jeton më.

Nëna e Florit arriti të fitonte betejën me një sëmundje nga e cila vuante prej disa kohësh dhe ditët e fundit të jetës ishte e shtruar në spital. /News31