Hera e parë në teatër: Monica Bellucci pranon rolin interesant, do interpretojë afër Shqipërisë
Aktorja me famë ndërkombëtare, Monica Bellucci ndodhet në Athinë për të interpretuar monologun “Maria Callas: Lettres & Memoires” nga Tom Volf, të cilin ajo do ta luajë në frëngjisht në skenën e teatrit antik ”Herodes Atticus Odeon”, nën Akropol, për tre netë, nga 21-23 Shtator.
Bellucci mbajti një konferencë shtypi për gazetarët grekë pas mbërritjes së saj, duke folur për hezitimin e saj fillestar kur Tom Volf i ofroi pjesën, e cila ishte përvoja e saj e parë e aktrimit në teatër, aq e ndryshme nga kinemaja, si dhe nuk e fshehu dashurinë e saj për Greqinë.
”Nuk isha në gjendje të rezistoja, pasi letrat e Callas ishin plot emocione, dobësi dhe ndershmëri. Ajo grua që kishte bërë një jetë të guximshme, e cila ndoqi zërin e zemrës së saj dhe nuk u komprometua”, shtoi ajo.
”Callas bëri atë që ajo donte dhe e dinte se çfarë po bënte, duke sakri fikuar jetën e saj në muzikë dhe karrierën e saj, dhe më pas duke u përpjekur të jetonte si grua sapo takoi Aristotelis Onassis. Maria Callas mbeti një grua moderne dhe frymëzuese”, u shpreh Bellucci.
Monologu bazohet në një libër të Tom Volf dhe në filmin e tij të fundit “Maria by Callas”, në të cilin ai mblodhi më shumë se 350 letra të pabotuara të shkruara midis 1946 dhe 1977.