Heqja e maskave pas 3 vitesh pandemi, Japonia zhvillon kurse për të mësuar njerëzit si të buzëqeshin përsëri
Japonezët po marrin mësime për të buzëqeshur pasi humbën aftësinë gjatë pandemisë trevjeçare, në të cilën shumica fshehën fytyrat e tyre pas maskave kirurgjikale.
Vetëm këtë javë Japonia shpalli përfundimisht fundin e kufizimeve të koronavirusit, por shumica e njerëzve ende mbulojnë fytyrat e tyre në publik, edhe kur janë jashtë. Duke e fshehur gojën për kaq shumë kohë, disa njerëz besojnë se kanë humbur aftësinë për të buzëqeshur bindshëm dhe po i drejtohen profesionistëve për ndihmë.
“Kam dëgjuar nga njerëz që thonë se edhe nëse janë në gjendje të heqin maskat e tyre, ata nuk duan të tregojnë gjysmën e poshtme të fytyrës së tyre, ose se nuk dinë të buzëqeshin më”– tha Miho Kitano, një “trajnere” e buzëqeshjes nga kompania Smile Facial Muscle.