Heq dorë nga përdorimi i drogës, vajza e aktorit Will Smith zbulon se si ndikoi në jetën e saj: Mu hapën sytë, shumë njerëz që i mendoja miq…
Vajza e Will Smith, Willow ka folur hapur për përdorimin e marijuanës dhe pse vendosi ta lërë. Në episodin e ri të “Red Table Talk”, që e organizon së bashku me nënën e saj Jada Pinkett Smith dhe gjyshen e saj Adrienne Banfield Jones, reperja tregoi se si prija e marijuanës ndikoi në jetën e saj.
“Kur ndalova pirjen e marijuanës mu hapën me të vërtetë sytë. Kaq shumë njerëz që i konsideroja miqtë e mi u larguan. Me të vërtetë më bëri të mendoj: ‘Kjo është me të vërtetë interesante’,”- tha ajo.
Willow pranoi se ka tre muaj që nuk pi më marijuanë dhe se tani është më e përqëndruar dhe produktive.
“Fillova të bëj joga dhe fokusova të gjithë energjinë time në të, nuk bëra asgjë tjetër. Kjo më bëri të mendoj se çfarë po humbja,”– shtoi 19 vjeçarja.
Jada u shpreh se ishte shumë mirënjohëse që vajza e saj hoqi dorë nga droga. Willow tha se gjatë vetë-reflektimit kuptoi se pinte marijuanë nga mërzitja dhe inkurajoi të tjerët të gjejnë se nga u vjen dëshira për të pirë drogë.
“Vetëm mendoni se cili është mendimi i parë që ju vjen në mendje përpara se të pini drogë. Cili është mendimi i parë? Ekzaminojeni dhe gjejeni nga ju vjen dëshira për të pirë drogë,”– shtoi ajo. “Dhe mendoni gjëra të tjera që mundi ti bëni që nuk iu lëndojnë fizikisht apo mendërisht.”