Helmimi i çiftit, Mjekësia Ligjore zbulon se pse vdiq Rezarta
Familjarët e 19 vjeçares Rezarta Xibrraku që u helmuar me bashkëshortin në shtëpinë e këtij të fundit pesë ditë pasi ishin martua e dërguan vajzën sot në banesën e fundit.
Mes të qarash, familjarët kanë hedhur akuza të forta ndaj familjes së Olsit duke theksuar se policia duhet të nxjerrë të vërtetën në shesh.
Ndërkohë, vëllai i Rezartës nuk pranoi që familjarët e Olsit t’i shkonin për ngushëllim duke thënë se dyshonin se të afërmit e dhëndrit e kishin helmuar.
Suzana Xibrraku, nëna e Rezartës tha se do të bënin denoncim në polici për helmim të vajzës.
Mjekësia Ligjore ka publikuar të dhënat e analizave duke bërë me dije se shkak për vdekjen e Rezartës është bërë monoksidi i karbonit, i çiluar nga mangalli që gjendej në dhomë.
Rezarta dhe Olsi u gjetën të asfiksuar nga prindërit e këtij të fundit në dhomën e tyre. Olsi ia doli pas dy ditëve në koma, kurse Rezarta jo. /abcnews.al