
Hekuran Billën e nxori në pritë e dashura, telefonata para krimit dhe si e zbuloi Policia rolin e saj
Adjola Lakra është 26-vjeçarja e arrestuar sot nga Policia e Shtetit si bashkëpunëtore në vrasjen e Hekuran Billës.
News24 raporton se e reja ka bashkëpunuar me Sebastjan Malin dhe Viktor Markun për ekzekutimin që tronditi Tiranën pak javë më parë.
Mësohet se 26-vjeçarja dyshohet që ka telefonuar Hekuran Billën para krimit dhe i ka lënë takim, në zonën e Komunës së Parisit, aty ku po e prisnin vrasësit.
Adjola Lakra, raporton News24, me banim në Berat, ishte në një lidhje me Hekuran Billën prej gati 2 vitesh. Pas krimit, ajo ka qenë nën vëzhgimin e policisë për 3 ditë me radhë, ku më pas është bërë arrestimi i saj, në bashkëpunim me Policinë e Beratit.