Heidi Klum flet për jetën e saj seksuale me bashkëshortin 17 vite më të ri

Heidi Klum ka folur së fundmi për jetën seksuale. Kujtojmë se modeljanështë e martuar me Tom Kaulitz, i cili është 17 vite më i ri.

Klum ishte e ftuar në podcastin “Call Her Daddy” dhe fillimisht foli për burrin e saj të parë dhe më pas theksoi se nuk ka pasur një tip më të shkuarën.

“Shiko të kaluarën time. Unë nuk kam një tip. Unë kam qenë me dikë tullac, me dikë shumë të vjetër, me dikë me flokë të gjatë, një të dobët. Personaliteti i tyre ishte gjithashtu shumë, shumë i ndryshëm. Në fund të fundit, ju dëshironi dikë që ju ndiheni rehat, dikë që të bën të ndihesh mirë”, ka thënë ajo.

Më pas ajo foli për jetën e saj seksuale me Tom Kaulitz.

“Kalojmë orë të tëra në dhomën e gjumit. Kur shikoj bashkëshortin, më vjen dëshira për të bërë seks”, tha Heidi dhe zbuloi se vendet më të çmendura ku ajo ka bërë dashuri janë avioni privat dhe deti.

Gjithashtu, Heidi zbuloi se ajo dhe burri i saj përdorin lodra seksi.

classlifestyle.com