
Heidi Klum fejohet ditën e Krishtlindjes me të dashurin 16 vite më të ri
Një Krishtlindje për të mos i harruar kurrë… Të paktën Heidi Klum nuk do t’i harrojë Krishtlindjet e këtij viti. Modelja u fejua pikërisht në këtë ditë feste, e këtë gjë e bëri të ditur në një postim në Twitter, njofton Klan Kosova. Në foto Klum duket shumë e lumtur bashkë me të fejuarin Tom Kaulitz, me mbishkrimin e fotografisë “Unë thashë Po”. Modelja 45 vjeçare ka plot 16 vite diferencë në moshë me të fejuarin e saj 29-vjeçar, por kjo nuk i ka penguar pas nëntë muajsh lidhje të hapur të fejohen, shkruan Prive. Kjo do të jetë martesa e dytë për Klumin, e cila u shkurorëzua në vitin 2012 pas gjashtë vjet martese.
