Heidi Klum e shtrirë në shtrat me ethe edhe kollë, frikësohet se ka koronavirus por askush nuk shkon ta vizitojë

Heidi Klum frikësohet se është me koronavirus. Supermodelja shpreson të jetë ftohur. Por edhe pse po tenton të bëjë testin e COVID-19 përpjekja e saj ka rezultuar pa sukses.

46 vjeçarja mungoi në “America’s Got Talent” këtë javë dhe u tha se ishte ftohur.

Në një postim në Instagram, modelja tha se përpjekur të bëjë testin e koronavirusit tek dy mjekë por pa sukses.

Gjatë kohës që shkruante postimin, Klum tha se ishte në shtrat.

Simptomat e saj përfshijnë ethe, të dridhura dhe kollë.

“Unë thjesht nuk ndihem mirë, kështu që kam qëndruar në shtëpi për të mos infektuar të tjerët,”- tha ajo.

Ndërsa më pas shtoi: “Qëndroni të sigurt. Qëndroni në shtëpi nëse nuk ndiheni mirë.”