Heidi Klum dhe Tom Kaulitz martesë për herë të dytë

Heidi Klum dhe Tom Kaulitz janë martuar me një ceremoni në jaht luksoz në Capri. Kjo është ceremonia e dytë e dasmës për çiftin pasi të parën ata e realizuan në fshehtësi.  Në fotot e publikuara nga “The Sun”, Heidi shfaqet me fustan të bardhë nusërie pranë Tomit dhe 4 fëmijëve të saj, shkruan Lapsi.al. Kujtojmë se Tom Kaulitz ka qenë lideri i grupit me famë botërore dhe shumë të dashur për adoleshentët e mbare botës: Tokyo Hotel me disa këngë që u kthyen vërtet në hite për kohën.