Heidi habit me deklaratën: Nuk do të jetoj me prindërit e Romeos
Banorja e shtëpisë Heidi Baci ka pasur mundësinë ta lërë shtëpinë sot (e hënë), për të dhënë një intervistë në emisionin “Ftesë në 5”, surprizë që e fitoi pas shtypjes së pulsantit.
E pyetur nga moderatorja se a beson në dashurinë e Romeos, Heidi u përgjigj: “E besoj, se ndryshe nuk do të isha martuar edhe siç e thashë, ne e kurorëzuam atë, është ndjesia jonë e vërtetë, është e bukur”.
“Aq e bukur sa do të ishe gati të jetoje me prindërit e Romeos” – ishte pyetja e rashës për Heidin.
“Këtë jo” – përgjigjet Heidi, duke i bërë të gjithë të pranishmit për të qeshur.
Më tutje banorja vazhdoi: “Jo dhe faktikisht e kam thënë, është simbolike, dasmë në Big Brother, është e bukur, por janë ca gjëra që duhet parë edhe jashtë”.
“Jeta ime është shumë ndryshe, unë kam ardhur në një ambient tjetër nga Italia dhe ca gjëra duhet parë edhe jashtë. Por ne nuk luajmë, dhe nuk luajmë me publikun, nuk tallemi me publikun.”
Ora News