He he hë! Juli (sërish) foli për Heidin dhe Romeon

Julian Deda, në një intervistë për “Pushime on Top”, foli sërish për Romeon dhe Heidin, sepse fundja, çfarë e ndalon? Ndër të tjera, Juli u shpreh se e ka marrë malli për Romeon dhe se do ta takojë.

“Më ka marrë malli për Romeon! Ah, Romeo, Romeo. Do ta takoj. Edhe Romeon e ka marrë malli për mua po lëre”, u shpreh Juli i buzëqeshur.

“Romeo dhe Heidi po shijojnë momentet e tyre, Shqipërinë. Kanë shkuar në Topana, i pashë (ok, stalker). U uroj më të mirat të dyve. Nëse ata kanë vendosur ta vazhdojnë atë që nisën në “BBVA 3”, u uroj gjithë të mirat! U plakshin bashkë!”, përfundoi Juli.

Siç mund ta kuptosh edhe nga titulli, nuk është hera e parë që Juli flet për Heidin dhe Romeon.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Heidi Baci (@heidibaci)

“Kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë me të aty brenda, në shumicën e rasteve ishim në të njëjtën mendje. Ishte e drejtë në shumë momente. Si vajzë nuk e ndryshoj perceptimin që kam për të, si lojtare është muhabet tjetër pastaj. Për mua Heidi vazhdon të jetë një vajzë inteligjente dhe e di se çfarë do”, tha Juliani në një intervistë të mëparshme në “Wake Up”.

Aktori i humorit iu përgjigj edhe pyetjes se me cilët banorë nuk ka pasur komunikim dhe gjeje pak kë përmendi. Sigurisht, Romeon dhe Heidin.

“Me Heidin dhe Romeon nuk kam pasur komunikim. Nuk jam takuar, ata kanë qenë në lëvizje. Me Eglën jemi takuar në studio televizve, por nuk kemi folur në telefon. Pastaj me të tjerët kam pasur kontakt”, u shpreh aktori.

Anabelmagazine