“Hazall” u infektua me koronavirus, i dashuri i saj kritikohet për veprimin e tij
Aktorja Alina Boz pak ditë më parë konfirmoi se ka dalë pozitive me koronavirus. Ajo u karantinua në shtëpi dhe bëri të ditur se është mirë me shëndet.
Ndërkohë që Alina është infektuar, i dashuri i saj, këngëtari Mithat Can Ozer është kritikuar për veprimin e tij.
Ai është parë në rrugë duke shëtitur qenin dhe nuk kishte vendosur maskë duke thyer rregullat e duke vendosur në rrezik jetën e tij.
Kur u pyet nga gazetarët, këngëtari tregoi se e ka bërë testin dhe është mirë. Madje ai tha se edhe Alina tashmë është mirë dhe ka nisur xhirimet e serialit.
Alina Boz u bë e njohur në vendin tonë me rolin e “Hazallit” në serialin “Fate të kryqëzuara” e më pas luajti rolin e “Azrës” në serialin “Mos ma lësho dorën”.
Aktualisht aktorja po xhiron për një serial të ri që transmetohet në Turqi.