Hazal Kaya bën deklaratën e fortë: Na kanë poshtëruar prej vitesh
Aktorja shumë e njohur për shqiptarët, me rolin e saj në serialin “Dashuri e ndaluar”, Hazal Kaya ka bërë një deklaratë të fortë për industrinë e filmit në Turqi. E ftuar në një program televiziv së fundmi, aktorja tha se ata janë poshtëruar prej vitesh derisa projektet e tyre nisën të shiteshin jashtë vendin.
“Prej vitesh jemi poshtëruar si aktorë dhe kemi jetuar si njerëz pa perspektiva. Mendonin se ishim aty për shkak të bukurisë dhe jo talentit. Por ishte drejtësia hyjnore që vite më pas bëri që serialet tona të shiteshin nëpër botë dhe të vlerësoheshin. Ne aktorët kemi punuar shumë për këtë industry. Askush s’ka punuar më shumë se ne dhe sërish ne sulmoheshim, nga të gjitha anët. Historia ndryshoi kur serialet nisën të shiteshin jashtë vendit”-tha Kaya.