Harry Styles ka një të dashur të re dhe jo, s’është Miley!
Edhe pse ishte Miley Cyrus ajo që shprehu dëshirën për të puthur me qejf Harry Style, është dikush tjetër që po e bën vërtet.
2021-in, Harry po e fillon me Olivia Wilde! Dyshja u pa shumë pranë njëri-tjetrit gjatë dasmës së një mikut të tij, por zërat thonë se romanca ka disa javë që ka lindur.
Këngëtari po punon aktualisht me filmin e Wilde, Don’t Worry Darling dhe duket se ky bashkëpunim i ka afruar edhe më shumë. Burime pranë tyre i përshkruajnë si “shumë afër njëri tjetrit” dhe “shumë të lumtur”.
Nëse duart e shtrënguara apo sytë me xixa nuk flasin për dashuri të re, atëherë nuk e dimë çfarë.
Shtoji kësaj faktin që ajo ka qenë shoqëruesja e Harry-it në dasmën e shokut, një detaj i rëndësishëm që thotë shumë për çiftin më të ri të showbiz-it.
Olivia Wilde, në nëntor të vitit të shkuar u nda nga i fejuari i 9 viteve Jason Sudeikis, për t’i lënë radhën djalit më të përmendur së fundmi: Harry Styles!
Burimi: Cosmopolitan