Harry Styles flirton me një fanse mes koncertit dhe i thotë ‘Po’ ftesës së saj për “diçka” më shumë

Harry Styles flirtoi me një fanse në koncertin e tij të fundit. Fansja e pyeti këngëtarin, nëpërmjet një pankarte, nëse donte të “shag” (një term që përdoret për marrëdhëniet seksuale).

Superylli britanik po performonte në qytetin Cardiff të Uellsit, kur vuri re pankartën mes mijëra njerëzve të pranishëm në stadiumin Principality të qytetit.

Në videon virale të reagimit, Harry duket se buzëqesh dhe tund me kokë si për të thënë ‘po’ .

Pjesëmarrësit e tjerë të koncertit mund të dëgjohen duke bërtitur në sfond në një furi të çmendur pasi vunë re reagimine Harry-t dhe klipi gjithashtu ka shkaktuar mjaft zhurmë në rrjetet sociale.

Mijëra përdorues komentuan klipin për të shprehur kënaqësinë dhe xhelozinë e tyre. “Kontakti me sy i Harrit. Unë do të vdisja”, tha një përdorues. “Ai në thelb tha: “Vërtet? Ok!”, shkroi një tjetër.