Harrojini minifundet! Ky është fundi i vetëm që ju duhet këtë sezon
Stilistët këtë sezon janë në një mendje sa u përket fundeve – ata mini dhe treçereksh janë zyrtarisht “out”! Këtë vit, të vetmit funde që ju duhen janë fundet e gjatë (maxi).
Besojmë se i keni parë të gjitha influencerat e Instagramit të veshin funde të gjatë, nga ai xhins me një të çarë në mes, te fundet stil “cargo” e deri tek ata saten.
Cilindo stil të zgjidhni, sigurohuni që të jetë për sa më i gjatë, jo të fshini dyshemenë, por në mënyrë ideale të arrijë kyçin e këmbës apo edhe këpucën.
Sa u përket këpucëve me të cilat mund ta kombinoni, kufiri i vetëm është imagjinata juaj. Fundet e gjatë duken shumë bukur me atlete, me sandale të sheshta, por edhe me këpucë me takë.
Ata gjithashtu duken mirë me një xhaketë të së njëjtës ngjyrë, me një bluzë të ngushtë ose me çdo gjë që do t’ju bëjë të ndiheni komode.