Harrojini fotot e Rihannës! Modelja shqiptare shkëlqen me barkun e rrumbullakosur

Rreth para dy muajsh modelja dhe ish-Missi shqiptar, Kristina Baki njoftoi shtatzaninë e saj, ndërsa më vonë njoftoi se ishte në pritje të një vajze.

Të gjitha gratë kur janë shtatzënë duan të kenë foto po aq të bukura sa edhe ndjesia e të bërit nënë dhe mund të themi se Kristina ia ka arritur.

Modelja ka pozuar dje me barkun e rrumbullakosur dhe fotot nuk janë aspak të zakonshme, ndërsa ajo vetë shkëlqen.

Kristina ka dalë jashtë kornizave klishe dhe ka sjellë disa foto që me siguri do t’u frymëzojnë.

Ndërkohë, modelja ka edhe një surprizë për ndjekësit e saj, teksa në Youtube ka postuar edhe vlogun e saj të parë, ku ka ndarë sekretet na fotosesioni i shtatzanisë.