Harrojini buzët e holla të Flaka Krelanit, tani kopje e sex simbolit Kim Kardashian

Kur konkurroi në talent show-n “Ethet e së premtes mbrëma”, ajo ishte një vajzë me pamje të zakonshme dhe buzë ekstremisht të holla. Por sot këngëtarja nga Kosova Flaka Krelani duket super ndryshe, në sajë të ndërhyrjeve estetike që ka bërë, të cilat i ka pranuar vetë në intervistat e saj televizive. Ajo ka arritur të bëhet fiks një Kim Kardashian, nëse krahasojmë foton e saj të fundit që ka postuar në rrjetet sociale me foton e fundit të sex simbolit Kim me flokët në ngjyrën kafe. Ndryshimet e Flakës nuk shihen vetëm në portret, por edhe në trup ku bien në sy të pasmet e zmadhuara dhe të rrumbullakosura. /Story.al/