“Haram uniforma që ke veshur”- Sali Lushaj dhe Stresi thirrje për protestë, pas vrasjes së 25-vjeçarit: Dorë kriminale, ai polic përfaqëson diktaturën

Reperi i njohur Stresi dhe babai i tij, Sali Lushaj do i bashkohen protestës së sotme, që do zhvillohet për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha, nga efektivi i policisë.

Në një video të publikuar në Instagram, Sali Lushaj shprehet se efektivi nuk përfaqon Policinë e Shtetit, por një diktaturën, duke theksuar se “duhet të jetë djali i ndonjë krimineli, që vendosi dorë mbi një 25-vjeçar”.

“Do mblidhemi të protestojmë në mënyrë paqësore për vrasjen e një njeriu të pafajshëm, nga një dorë kriminale, një polici që nuk përfaqëson policinë e Shtetit por diktaturën. Duhet të jetë djali i ndonjë krimineli që ka vendosur dorë mbi një 25-vjeçar por haram qoftë rroba që ka mbajtur vesh një kriminel,”-u shpreh ai.

Ndërkohë Stresi u bëri thirrje ndjekësve të tij, që t’i bashkohen protestës paqësore, e cila do jetë një homazh për të riun, Klodian Rasha.

“Ju ftojmë të gjithë në një protestë paqësore, që do jetë homazh për 25-vjeçarin,”- u shpreh reperi.

Klodian Rasha u vra në orët e para të mëngjesit të së martës nga një efektiv policie, pranë banesës së tij në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë.

/Panoramaplus.al