“Happy birthday i bukur!”, ç’ndodhi në festën e 76 vjetorit të Robert Ndrenikës

Aktori i njohur dhe shumë i dashur për publikun shqiptar, Robert Ndrenika, festoi në datë 10 janar 76 vjetorin e lindjes. “Artisti i popullit” mori shumë urime nga adhuruesit, ndërkohë që në faqen e tij në Instagram (që menaxhohet mesa duket nga njerëz të afërm të tij), u postua një foto dhe një video nga festa së ditëlindjes, ku Ndrenika shfaqej duke shuar qirinjtë e vendosur mbi tortë. Në sfond dëgjoheshin zëra femërorë (mesa duket familjarë të aktorit), që i uronin me përzemërsi dhe dashuri ditëlindjen artistit, ndërsa këndonin “Happy Birthday to you, Happy birthday to bello!”. Komplimentit “i bukur”, aktori i është përgjigjur më një grimasë të këndshme, nga ato që kemi parë në rolet e tij të shkëlqyera. Nuk dihet se pse faqja i
Instagramit, i fshi më vonë foton dhe videon e ditëlindjes sëNdrenikës.

Robert-Ndrenika-2